Caktohet masa e paraburgimit ndaj dy të pandehurve
Pejë, 12 maj 2017 – Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve V.Th. dhe F. M. në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
Te pandehurit V.Th. dhe F. M shqiptar, shtetas te Republikës së Kosovës, dyshohen së në bashkëveprim kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.2 lidhur me nenin 281 par.1 pika 1.8 dhe lidhur me nenin 31 te KPK-së.
Masa e paraburgimit do të llogaritet nga dita e arrestimit të pandehurve me datë 11.05.2017 dhe do të zgjasë deri me datën 11.06.2017.
“Të pandehurit janë paraburgosur si të dyshuar kryesor se me datë 11.05.2017 rreth orës 13:20 gjatë vizitës në burgun e Dubraves pa autorizim e me qellim të dërgimit në brendi të Institucionit Korrektues dhe atë të dënuarit B. M. nga Prizreni, kanë poseduar substancë narkotike e dyshuar si e llojit marihuanë dhe e llojit kokainë ashtu që pas kontrollit nga ana e oficerëve korrektues të ushqimit të cilin kanë dashur t’ia dërgojnë te dënuarit B., në ushqim janë gjetur dhe janë sekuestruar gjithsej 54 qese te imëta dhe atë 50 qese narkotike te dyshuar si e llojit marihuana ne peshe te përgjithshëm rreth 6 gram, 4 qese me narkotik e dyshuar si e llojit kokainë në peshe prej rreth 1.4 gram gjersa gjatë bastisjes së veturës së të dyshuarit F. M. është gjetur dhe sekuestruar substance narkotike e llojit marihuana në peshë prej rreth 1.1 gram”.
Palët gëzojnë të drejtën e ankesës ndaj këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit.