Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit G. H dhe arrest shtëpiak per të pandehurit Rr. H. dhe 1Rr.H.
Pejë, 09 Qershor 2017 – Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar pjesërisht kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës, duke caktuar masën e paraburgimit ndaj te pandehurit G. H., ndërsa masën e arrestit shtëpiak ndaj dy te pandehurve te tjerë Rr. H. dhe 1Rr.H. në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
Te pandehurit G.H., Rr. H. dhe 1Rr.H. shqiptar, shtetas te Republikës së Kosovës, dyshohen së në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të vrasje e rëndë e mbetur në tentativë nga neni 179 par.1pika 1.5 dhe 1.11 lidhur me nenin 28 dhe 31 te KPRK-së dhe veprën penale mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve nga neni 374 par.1të KPK-së.
Masa e paraburgimit dhe masa e arrestit shtëpiak do të llogaritet nga dita e arrestimit të pandehurve me datë 07.06.2017 dhe do të zgjasë deri me datën 07.07.2017.
“Të pandehurit janë paraburgosur si të dyshuar kryesor se me datë 07.06.2017 rreth orës 15:05 min, në Pejë, në rrugën “Lekë Dukagjini”, duke vepruar si bashkë kryes, me dashje tentojnë të kryejnë dy vrasje dhe atë ndaj viktimave N.K. dhe B. K. ashtu që i vëjnë në rrezik edhe jetën e dy personave dhe atë të dëmtarëve te miturve B.R. dhe B. L., në atë mënyrë pasi që të pandehurit kanë shkuar në vendin e lartë cekur për të biseduar me të dëmtuarit B.K. dhe N.K. rreth një kontesti pronësor, aty fillojnë kacafytja ku i pandehuri G. nxjerrë armën, i pandehuri Rr. dhe i pandehuri 1Rr. nga një revole dhe shtënë ne drejtim të viktimave të cilët i plagosin rëndë në pjesë të ndryshme të trupit, si pasoje e këtyre gjuajtjeve plagosën edhe kalimtarët të miturit B.R. dhe B. L.”
Palët gëzojnë të drejtën e ankesës ndaj këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit.