EFIKASITET NË PUNËN E GJYKATËS THEMELORE NË PEJË

EFIKASITET NË PUNËN E GJYKATËS THEMELORE NË PEJË

EFIKASITET NË PUNËN E GJYKATËS THEMELORE NË PEJË

Sot më 28 dhjetor 2017 në Gjykatën Themelore në Pejë, Kryetari i kësaj gjykate z. Kreshnik Radoniqi, mbajti konference për media, qëllimi i së cilës ishte të informoj lidhur me punën e kryer gjate 11 muajve te këtij viti, si dhe sfidat dhe problemet me te cilat është ballafaquar gjykata në fjalë gjatë kësaj  periudhe.

Në bazë të raportit të publikuar, Gjykata Themelore e Pejës ka vazhduar trendin e zgjidhjes së lëndëve dhe njëherët edhe zvogëlimin e numrit të lëndëve të grumbulluara ndër vite. 

Sipas këtij raporti, numri i përgjithshëm i lendeve të trashëguara në fillim të vitit 2017 ka qenë 32191lënde, gjatë njëmbëdhjetë muajve te këtij viti kane arritur edhe 22068, që  i bije në punë te kenë qenë gjithsej 54259 lëndë. Prej tyre në total janë zgjedhur 27171 lëndë.

Kryetari Radoniqi, theksoi se: “ ky vit ka qene viti i pare qe jam kryetar i kësaj gjykate dhe se numri i lendeve te zgjidhura për këtë vit ka shënuar progres ne zgjidhjen lendeve, këtë e tregojnë raportet statistikore dhe krahasimi në numrin  e lendeve te arritura me numrin e lendeve të zgjidhura i cili është shume i kënaqshëm.

“Gjate 11 muajve te këtij viti ne departamentin e Krimeve te Renda janë zgjidhur një numër i madh i lendeve dhe atë 180 lëndë, është per çudi se numri i lendeve te pranuara ne ketë departamente gjate kësaj periudhe kohore ka qene shumë me i ultë 110 lënde,  ne krahasim me vitet te kaluara i cili numër ka qene dukshëm me i madh. Vlen te theksohet se një numër i madh i lëndëve te zgjidhura i takojnë edhe lendeve përmbaruese numri i te cilave është 7429 lëndë. 

Edhe lendet te natyrës korruptive që pranohen në gjykatë për trajtim janë në numër të vogël duke e marr parasysh rajonin e Pejës së bashku me degët e saja Deçan Klinë dhe Istog, janë zgjidhur ne numër te konsiderueshme, prej 22 lëndëve te trashëguara ne fillim viti, dhe me 29 lënde te arritura gjate kësaj periudhe kohore kane bere qe numri i përgjithshëm te jet 51 lënde prej tyre janë zgjidhur 36 lënde dhe kane mbetur ne pune 15 lënde”.- tha Radoniqi. 

Kryetari Radoniqi me tej vazhdoj se edhe degët e Gjykatës Themelore te Pejës,  Deçani,  Klina dhe Istogu  kane arritur rezultate te kënaqshme ne zgjidhjen e numrit te lendeve.

Gjykata –dega ne Deçan gjatë këtij njëmbëdhjetë mujori ka pranuar ne pune 4971 lënde ndërsa ka zgjidhur 6687 lëndë, dega ne Istog gjate këtij njëmbëdhjetë mujori ka pranuar në punë 8753 lëndë ndërsa ka zgjidhur  9048 lëndë, ndërsa dega ne Klinë gjate këtij njëmbëdhjetë mujori ka pranuar ne punë 8837 lëndë ndërsa ka zgjidhur 11462

Nder te tjera u diskua edhe çështja e tenderimit pasi qe kjo kompetence me decentralizimin e gjykatave kjo kompetence ka kaluar ne gjykata, ne të cilën  kryetari përmendi se gjate kësaj periudhe kohore kemi pasur dy aktivitete te prokurimit me vlera te mesme si ate servisimi i pajisjeve teIT-së dhe sherbimete printimit si dhe procedurat per servisimin dhe mirembajtjen e automjeteve.

Përveç te arriturave gjate kësaj periudhe kohore ne këtë konference u diskutuan edhe për sfidat dhe problemet qe gjykate e Pejës ka pasur dhe vazhdon te ketë. Njëra nder to është edhe mungesa e hapësirës ne gjykate, e per te cilën gjë kryetari i njoftoj te pranishmit se lidhur me këtë “ka bere kërkesë kryetarit te Komunës per caktimin e një parcele ku do te ndërtonim një gjykate te re e cila do te përmbushte nevojat e gjykatës. Njëherë it kjo është projekt i Këshillit Gjyqësor për investime kapitale për të gjitha gjykatat e Republikës se Kosovës. Te tjerat gjykata  e kane realizuar ndërtimin e gjykatave te reja, presim qe edhe ne  në te ardhmen te gjejmë një lokacion te përshtatshëm për ndërtimin e gjykatës” – tha kryetari.

Në ketë konference është diskutuar edhe për parashkrimin e lëndëve numri i te cilave është   i cili doli te jete i vogël ne krahasim me vitin e kaluar.

U përmend edhe gatishmëria e gjykatës lidhur me informimin publik dhe mediat.