Pejë, 15 nëntor 2018 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjihshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit H.B për shkak të dyshimit të arsyeshëm se :
“Me datë 14.11.2018, rreth orës 09:35 min. në sallën e Gjykatës Themelore në Pejë – Dega në Klinë, kanos personat zyrtar dhe atë prokuroren e shtetit dhe gjyqtaren në lidhje me punën e tyre, se do të ju shkaktojë ndonjë të keqe në atë mënyrë që, i pandehuri gjatë gjithë shqyrtimit gjyqësor e pengon seancën gjyqësore dhe ju drejtohet të lartëcekurave me fjalët “do të ju vras”.
Me këto veprime i pandehuri H.B dyshohet se ka kryer veprën penale kanosje nga neni 185 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-së dhe
“Me datë 14.11.2018, rreth orës 09:35 min. në sallën e Gjykatës Themelore në Pejë – Dega në Klinë, kanos personat zyrtar dhe atë prokuroren e shtetit dhe gjyqtaren në lidhje me punën e tyre se do të ju shkaktojë ndonjë të keqe në atë mënyrë që, i pandehuri gjatë gjithë shqyrtimit gjyqësor e pengon seancën gjyqësore dhe ju drejtohet të lartcekurave me fjalët “do të ju vras” dhe në momentin kur zyrtarët policor provojnë ta arrestojnë të njëjtin, i pandehuri nuk i bindet urdhrit verbal të policisë dhe reziston gjatë gjithë kohës së arrestimit duke i fyer dhe sharë policët”
Me këto veprime i pandehuri H.B dyshohet se ka kryer veprën penale pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare nga neni 409 të KPRK-së
Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji duke filluar nga data 14.11.2018, e deri me datë 14.12.2018.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.