Sot, Gjykatën Themelore në Pejë, e vizituan nxënëset e nacionalitetit boshnjak të klasës së dymbëdhjetë të drejtimit juridik të Shkollës së Mesme Ekonomike “Ali Hadri”, në Pejë .
Qëllimi i kësaj vizite ishte njoftimi për së afërmi me punën dhe shërbimet që ofron Gjykata Themelore në Pejë, aktivitet e përditshme të gjykatës dhe njohja për së afërmi me objektin e gjykatës.
Studentët u pritën nga zëdhënësja e kësaj gjykate Tringa Zhuti, e cila fillimisht prezantojë strukturën e gjykatës, i njoftoj nxënësit me punën që bënë gjykata, duke i prezantuar objektin e gjykatës dhe punën që bënë secila zyre, përfshirë zyrat qendrore për menaxhimin e lëndëve si civile ashtu edhe penale, zyrën përmbarimore dhe sallat e gjykimeve.
Në këtë takim ishin tre nxënëse të drejtimit juridik të kësaj shkolle dhe profesori i lëndës “Procedura Administrative”, Almir Hajdarpasic.
Gjykata do të vazhdoj traditën e bashkëpunimit me qytetarët, nxënësit dhe studentët e qytetit dhe të rajonit.