Pejë, 03 dhjetor 2018 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.N dhe M.P, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se :
“Me datë 30.11.2018, në fshatin Isniq, Komuna Deçan, në Depon e materialit ndërtimor të të dëmtuarit B.SH, me kanosje serioze kanë përvetësuar pasurinë e luajtshme, në atë mënyrë që janë futur të pajisur me maska, armë dhe shufër metali në depon në fjalë, pasi e shtrijnë në tokë rojën e depos, nga arka marrin pazarin ditorë në shumë prej 1.500 euro, e mbyllin me çelës në depo dhe largohen nga aty”
Me këto veprime të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale grabitje në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.
Të pandehurve i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.