Gjykata Themelore në Pejë shpalli aktgjykim dënues për veprën penale pengim i personit zytar në kryerjen e detyrës zyrtare

Gjykata Themelore në Pejë shpalli aktgjykim dënues për veprën penale pengim i personit zytar në kryerjen e detyrës zyrtare

PEJË, 10.01.2019 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit M.U.

Të pandehurin M.U., gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me kusht ashtu që të pandehurit i përcaktohet dënim me burg në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, mirëpo ky dënim nuk do te ekzekutohet në rast se i pandehuri brenda periudhës 1 (një) vjeçare nuk kryen ndonjë vepër të re penale.

 

I pandehuri është obliguar të paguaj shpenzimet procedurale dhe atë paushallin gjyqësor në shumë prej 20 (njëzet) euro, në afat prej 15 ditësh, pas plotfuqishmërisë aktgjykimit dhe shumë prej 30 (tridhjetë) euro në emër të taksës për programin e kompensimit të viktimave të krimit, në afat prej 30 ditësh pas plotfuqishmërisë aktgjykimit.

 

Për realizimin e kërkesës pasurore juridike, pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest të rregullt civil.

I pandehuri M.U shpall fajtor për shkak se:

Me datë 08.02.2016, rreth orës 08:30 minuta, në Spitalin Regjional në Pejë, me forcë dhe kanosje serioze pengon personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare dhe atë të dëmtuarin – mjekun E.M nga Peja, në atë mënyrë që, përderisa i njëjti ishte mjek kujdestar në vendin e cekur më lartë, vjen i pandehuri dhe për shkak të një mosmarrëveshje rreth kontrollit mjekësor të bashkëshortes së tij, i njëjti fillimisht shan dhe kanos të dëmtuarin, e më pas vërsulet në drejtim të tij me qëllim që ta sulmojë, ku ndërhyn dëshmitari-tekniku D. Z dhe pas disa orëve i njëjti përsëri vjen në emergjencë duke kërkuar të dëmtuarin dhe atë me sjellje agresive.

 

Me çka i pandehuri ka kryer veprën penale pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.