Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit E.L për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje

16 prill 2024 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.L, i dyshuar për vepër penale vrasje e rëndë nga neni 173 par.1 pika 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së.