Mesazh nga Kryetari i Gjykatës
Të nderuar qytetar,
Mirë se erdhët në faqen tonë të internetit.
Moto e misionit të Gjykatës sonë është “Drejtësia mbi të Gjitha”.
Ne zbatimin e misionit tonë gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Pejë në parim zbatojnë udhëzimin e Sokratit “te dëgjosh njerëzisht, të përgjigjesh me mençuri, te vlerësoj me urtësi dhe të vendosesh paanësisht”.
Kjo faqe e internetit ofron qasje të drejtë dhe të barabartë në informacion në lidhje me Gjykatën e Themelore në Pejë dhe tregon përgjegjshmërinë tonë për publikun që i shërbejmë që është vulë e përsosmërisë në shërbimin publik.Përmes këtij portali qytetarët gjithashtu njoftohen me punën e përditshme te gjykatës, do te kenë qasje në dokumente gjyqësore, proceset gjyqësore, seancat publike, dhe ne jemi te determinuar që punën e gjykatës ta sjellim me afër qytetareve në mënyrë transparente. Informacionet lidhur me proceset e gjykatës dhe seancave mund te merren në kohë të duhur, dhe përvoja e palëve ndërgjyqëse dhe juristeve me gjykatën do të jetë më produktive.
Jemi të përkushtuar për të bërë këtë faqe të internetit lehtësisht të arritshme, më lehtë të kërkueshme, me përmbajtjesore dhe më të rëndësishme për të gjithë përdoruesit. Në këtë drejtim portali do të përmbaj informacionet lidhur me zgjedhjen e lëndëve, raportet statistikore, vendimet gjyqësore, informacione lidhur me shërbimet tjera gjyqësore që kryen gjykata jonë me qëllim që qytetareve t’iu lehtësohet qasja në drejtësi dhe shërbime gjyqësore.
Besojmë se qasja e juaj në këtë faqe interneti do të jetë e kënaqshme dhe produktive.
Ju faleminderit për vizitën tuaj.
Armend Berisha
Kryetar i Gjykatës Themelore në Pejë