Caktim paraburgimi për vrasje të rëndë
Pejë – Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji të pandehurit G.E.
Masa e paraburgimit do të llogaritet nga dita e arrestimit të pandehurit me datë 25.10.2016 dhe do të zgjasë deri me datën 25.11.2016.
I pandehuri është paraburgosur si i dyshuari kryesor që me date 02. Janar 2010 ne një klub nate në Pejë ka shkrepe me arme zjarri me ç’rast pas te shtënave ka mbetur i vdekur viktima B. Sh dhe te lënduar V.K., A.B. dhe H.B.
Veprat penale për të cilat dyshohet i pandehuri G.E. janë: vrasje e rende nga neni 147 pika 4 te KPK-së, dy pika te veprës penale vrasjes se rende te mbetur ne tentative nga neni 147 pika 9 e lidhur me nenin 20 te KPK-së, veprën penale te vrasjes ne tentative nga neni 146 lidhur me nenin 20 te KPK-së dhe veprën penale mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim ose përdorim te paautorizuar te armeve nga neni 328 par. 2 te KPK-së.”
Palët gëzojnë të drejtën e ankesës ndaj këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit.