Caktim Paraburgimi për te pandehurin B.H.
PEJË –Gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Pejë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës për caktim të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.H., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj.
I pandehuri B.H. shqiptarë, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer veprën penale prodhimi dhe përpunim te paautorizuar te narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike nga neni 274 paragrafi 1 te KPRK-së.
Masa e paraburgimit të pandehurit do ti llogaritet në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditëve prej datës 03.08.2016 dhe do të zgjasë deri me datën 03.09.2016.
“I pandehuri dyshohet se me dt. 02.08.2016 rreth orës 21:00 në Pejë, ka kultivuar substance narkotike. Ashtu qe pas bastisjes se shtëpisë së të pandehurit në katin e parë dhe të dytë kanë has në dy laborator të pajisur mire me te gjitha instalimet e rrymës, ujit dhe ndriçimeve artificiale dhe ne shume bimë –fidane, në faza të ndryshëm të rritjes . Në laboratorin e parë I cili është gjetur në katin e parë të shtëpisë familjare përveç pajisjeve janë gjete dhe sekuestruar edhe 110 fidane substanca narkotike, kurse në laboratorin i cili është gjetur në katin e dytë të së njëjtës shtëpi përveç pajisjeve janë gjetë dhe sekuestruar edhe 140 fidane të po te njëjtës substancë.
Palët kundër këtij aktvendimi kane te drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit.