Caktohet paraburgimi ndaj te pandehurit Y.L.
PEJË – Gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm Penal të Gjykatës Themelore në Pejë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës për caktim të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Y.L, në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj.
I pandehuri Y.L. shqiptarë, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer veprën penale te lëndim i rëndë trupor nga neni 189 par.1 nënpar.1.3 të KPRK-së.
Masa e paraburgimit do të llogaritet në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditëve prej datës 26.07.2016 dhe do të zgjasë deri me datën 26.08.2016
“I pandehuri dyshohet se ne natën kritike pas një zënke paraprake me te dëmtuarin G.H. dhe te pandehurit Y.L. , ky i fundit e godet me grushta ne fytyre te dëmtuarin ne fjale i cili si pasoje e goditjes pëson lëndime te renda trupore.”
Palët kundër këtij aktvendimi kane te drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit.