Dënim me kusht për te akuzuarit S.S., D.N., N.R., dhe B.T
PEJË – Dje një gjyqtar i Departamentit të Përgjithshëm Penal të Gjykatës Themelore në Pejë, ka shpallur Aktgjykimin P.nr.601/16. Pas pranimit të fajësisë në tërësi nga të akuzuarit S.S., D.N., N.R., dhe B.T. gjyqtari i ka dënuar me dënim me kusht me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) muaj, e të cilin dënim të akuzuarit fare nuk do ta vuajnë nëse në afat prej 1 (një) viti nuk kryejnë ndonjë vepër tjetër penale .
Të akuzuarit S.S., D.N., N.R., dhe B.T serb, shtetas i Republikës së Serbisë, janë shpallur fajtor se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale pengim i personit zyrtar ne kryerjen e detyrës zyrtare nga neni 409 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 me nenin 31 te KPRK-së.
Në dënimin e shqiptuar të akuzuarve u llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim duke filluar prej 20.6.2016 e deri me dt. 26.7.2016 .
Të akuzuarve nga dt. 26.7.2016 në ora 16:00 u ndërpritet paraburgimi dhe të njëjtit do të mbrohen në liri.
Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.