18 vite burgim për vrasje të rëndë

18 vite burgim për vrasje të rëndë

18 vite burgim për vrasje të rëndë

Pejë – Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda dënon të akuzuarin Gj. P. me dënim unik me burg prej 18 (tetëmbëdhjetë) vite  burgim, pasi që i njëjti ka kryer veprat penale vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 pika1.4 te KPK-së dhe veprën penale mbajtje ne pronësi , kontroll apo posedim te paautorizuar te armeve nga neni 374 paragrafi1 te KPK-së.

Te akuzuarit koha e kaluar ne  paraburgim do ti llogaritet ne dënimin e shqiptuar.

“I akuzuari Gj. P. shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, me datë 23.06.2014 rreth orës 08:40 në fsh. Llukë dhe Prapaqan – K. Deqan me pare ka siguruar dhe gjere ne ditën kritike pa autorizim ka mbajtur arme dhe municion dhe atë një pushke automatike e me te cilin arme, ne ditën kritike me dashje dhe ne mënyre dinake e ka privuar nga jeta tani te ndjerin F. Gj. me q rast ka kryer veprën penale te vrasjes se rende dhe veprën penale mbajtje ne pronësi, kontroll apo posedim te paautorizuar te armeve”.

Trupi gjykues për veprën penale të vrasjes se rende te akuzuarit I ka shqiptuar dënim me burg ne kohëzgjatje prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vite, ndërsa

Për veprën penale mbajtje ne pronësi, kontroll apo posedim te paautorizuar te armeve  te akuzuarit I ka shqiptuar dënim me burg ne kohëzgjatje prej 2 (dy )vite.

Te akuzuarit masa e paraburgimit I vazhdohet deri ne plotfuqishmërinë e aktgjykimit por jo me shume se dënimi I shqiptuar.

Palët  kanë të drejtën e ankimimit kundër këtij Aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.