Studentët e fakultetit juridik të Univerzitetit të Pejës “Haxhi Zeka” vizitojne gjykatën

Studentët e fakultetit juridik të Univerzitetit të Pejës “Haxhi  Zeka” vizitojne gjykatën

Studentët e fakultetit juridik të Univerzitetit të Pejës “Haxhi Zeka” vizitojne gjykatën

Sot në orën 10:30 , Gjykatën Themelore të Pejës e vizituan Dekani dhe studentet e Fakultetit Juridik të  Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”.

Qëllimi I kësaj vizite ishte rritja e komunikimit dhe besueshmërisë në mes të studenteve dhe Gjykatës Themelore në Pejë dhe tu mundësoj atyre të njihen për së afërmi me gjykatën dhe me punën e gjyqtarëve brenda departamenteve të ndryshëm.

Studentët  u vendosën në njërën nga sallat e gjykimit ku u pritën nga, zëdhënësja e kësaj gjykate  Selvane Bukleta. Prezantimet  fillestare  u pasuan me diskutim me studentet dhe përfaqësuesve të gjykatës meqrast u njoftuan me shërbimet që i ofron gjykata për qytetarët e Pejës, me sallat e seancave gjyqësore dhe panë se  ku dhe si operojnë departamentet brenda gjykatës.

Në pjesën e dytë të vizitës, studentëve iu drejtuan gjyqtarë të departamenteve te krimeve te renda dhe departamentit civil, me qrast u njoftuan  për te rejat qe I ka sjellë reformimi I sistemit gjyqësor, mundësit për pjesëmarrjen ne seanca gjyqësore te hapura për publikun, gjithashtu studentet patën rastin t’iu drejtohen gjyqtarëve me varg te pyetjeve te ndryshme.

Në fund Dekani I këtij fakulteti dhe studentet u shprehen te kënaqur nga pritja qe u organizua për ta, njehe rit shprehen falënderimet e tyre për gjyqtaret dhe zëdhënësen si dhe gjithë stafin e administratës.