Duke punuar nën menaxhmentin e Gjykatës Themelore në Pejë dega në Istog, gjyqëtari mbikqyrës Arben Mustafaj dhe Ndihmës Administratori Imer Demaj udhëheqin një ekip prej 4 gjyqtarësh dhe 31 personelit administrative.
Kjo Gjykatë ka lëndë të kategorizuara në Departamentin e Përgjithshëm, dhe merret me shqyrtimin e shumices së lendëve penale, atyre civile dhe lëndëve kundërvajtëse. Përafërsisht 6000 lëndë parashtrohen çdo vit në Degën në Istog.
Kurse, rastet e Krimeve të Rënda dhe rastet që kanë të bëjë me përsonat e mitur shqyrtohen në Gjykatën Themelore në Pejë.
Dega e Istogut është e vendosur në rr.”Fadil Ferati” pn.në Istog.
Link në hartë: Kliko Këtu
Dhe mund të kontaktohet me anë telefonit ose email-it në:
Tel:039/451-739
Fax:039/451-218