Ganimet Puka
Gjyqtare - Gjykata Themelore Pejë
Ganimete Ibraj-Puka është gjyqtare në departamentin e përgjithshëm civil në Gjykatën Themelore në Pejë. Puka-Ibraj ka diplomuar në fakultetin juridik në Univerzitetin e Prishtinës në vitin 2000. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2006. Nga viti 2001 deri në vitin 2002 kreu praktikën profesionale ne Gjykatën Komunale në Pejë. Ndërsa nga viti 2002 deri në 2005 punoj si Koordinatore e Projektit, OAK Projekti për ndihme Juridike në Pejë. Nga viti 2006 deri në vitin 2012 ka pununar si Avokate - Oda e Avokateve te Kosovës. Nga viti 2012 ajo u emërua gjyqtare në Gjykatën Komunale në Pejë. Në fillim të janarit 2013 Puka-Ibraj u emërua si gjyqtare e Departamentit të Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Pejë, ku ende vazhdon ta kryej këtë detyrë.