Hidajet Dervishi
Gjyqtare - Gjykata Themelore Pejë
Hidajete Dervishi është gjyqtare në divizionin për kundervajtje në Gjykatën Themelore të Pejës. Gjyqtarja Dervishi ka diplomuar në fakultetin juridik ne Univerzitetin e Prishtinës në vitin 1985, kurse provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2002. Nga viti 1987 deri në vitin 1988 ka kryer praktikën profesionale ne Gjykatën Komunale për Kundervajtje në Pejë. Dervishi ushtroi detyrën e bashkëpunëtores profesionale pranë te njëjtes gjykatë nga viti 1988 deri në vitin 1999. Ndërkaq nga viti 2000 deri më 2010 ka ushtruar detyrën e Administratorës në Gjykatën Komunale Për Kundervajtje në Pejë. Më 2010 është emëruar si gjyqtare në Gjykatën Komunale Për Kundervajtje në Pejë ku punoi deri ne vitin 2012. Në fillim të janarit 2013 Dervishi u emërua si gjyqtare e departamentit të e Pergjithshëm në Divizionin për Kundervajtje në Gjykatën Themelore në Pejë, ku ende vazhdon ta kryej këtë detyrë.