Sami Sharaxhiu
Gjyqtar - Gjykata Themelore Pejë
Sami Sharaxhiu është gjyqtar departamentin e krimeve te rënda në Gjykatën Themelore në Pejë. Gjyqtari Sharaxhiu ka diplomuar në vitin 2002 në Fakultetin Juridik në Univerzitetin e Prishtinës. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2003, ndërsa studimet Master i kreu ne Univerzitetin AAB në Prishtinë drejtimi penal. Ndërsa praktikën profesionale e mbajti në gjykatën e Qarkut në Pejë në vitin 2002. Sami Sharaxhiu gjithashtu ka punuar edhe si Avokat në periudhën prej 2003 e deri në vitin 2010. Ndërsa në Gjykatën Komunale në Pejë është emëruar si gjyqtar ku ka punuar nga viti 2010 deri ne vitin 2012. Nga një Janari i vitit 2013 Sharaxhiu, u emërua gjyqtar në departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Pejë ku punoi deri me daten 01.07.2015, duke vazhduar punën ne te njeten gjykate si gjyqtar në departamentin e krimeve te rënda pozitë të cilën ende e mban.