Violeta Husaj Rugova
Gjyqtare - Gjykata Themelore Pejë
Violeta Husaj-Rugova është gjyqtare në Departamentin për Krime te Renda në Gjykatën Themelore në Pejë. Gjyqtarja Violetë ka diplomuar në fakultetin Juridik të Univerzitetit te Prishtinës në vitin 2002, kurse provimin e jurispodencës e kreu në vitin 2005. Në vitin 2017 diplomoj ne Master Shkenca Penale ne Universitetin e Prishtines.Nga viti 2004 deri në vitin 2006 ajo ushtroi detyrën e Arkivistes se lartë, Gjykata e Qarkut në Pejë, ndërkaq nga viti 2006 deri më 2010 ka ushtruar detyrën e Bashkëpunëtore profesionale, Gjykata e Qarkut në Pejë. Më 2010 është emëruar si Gjyqtare në Gjykaten Komunale në Pejë deri ne vitin 2012. Në fillim të janarit vitit 2013 u emërua si Gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm Penal, me datë 29.09.2017 filloj punën si gjyqtare në Departamentin për të Mitur ndërsa, që nga data 10.07.2019 punon si gjyqtare në Departamentin për Krime të Rënda ku ende vazhdon ta kryej kete detyr.