Gani Rugova
Gjyqtar - Dega në Istog
Gani Rugova është gjyqtar ne departamentin përgjithshëm Penal në Gjykatën Themelore Pejë- Dega në Istog. Gjyqtari Gani Rugova ka diplomuar në vitin 1986 në Fakulteti Juridik Univerzitetin e Prishtinës. Ai kreu provimin e Kundërvajtjes, Komisioni provues të Departamentit për Administrim të Gjyqësisë e jurisprudencës në vitin 2002. Ndërsa praktiken profesionale e mbajti në Kuvendin Komunal në Istog në vitin 1987 ku edhe punoi si bashkëpuntor nga viti 1987 deri ne vitn 1989. Gjyqëtari Rugova gjithashtu ka punuar edhe si Drejtor i administratës ne Kuvendin Komunal në Istog në periudhën prej 1989 e deri në vitin 1990. Ndërsa në vitin 2000 është emëruar si gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm Divizioni për Kundervajtje ku dhe punoi deri me datën 2010. Ndërsa nga viti 2010 u zgjodh kryetar po në ketë Divizion deri në vitin 2012. Nga një Janari i vitit 2013 u emëru gjyqtar në departamentin e Përgjithshëm, divizioni për Kundervajtje të Gjykatës themelore në Pejë Dega në Istog. Kurse që nga 21.05.2015 u emërua gjyqtar në departamentin e Përgjithshëm Penal të Gjykatës Themelore në Pejë Dega në Istog.