Florije Zatriqi
Gjyqtare - Gjykata Themelore Pejë
Florije Zatriqi është gjyqtare në Departamentin Përgjithshëm Penal në Gjykatën Themelore në Pejë, diplomoi në fakultetin juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 2001, ndërsa provimin e Jurisprudencës e ka kryer ne vitin 2007. Praktikën profesionale Zatriqi e ka kryer ne vitin 2002 deri në vitiin 2003 në Gjykatën Komunale në Pejë. Zatriqi gjatë viteve 2000 deri në vitin 2002 ka punuar ne OJQ "KODI"- Pejë, me pas gjatë viteve 2003 deri në vitin 2004 ka punuar nënpunëse e sherbimit social, pranë Qëndres për Punë Sociale në Pejë, duke vazhduar me pas si Zyrtare e Administratës pranë Zyres Rajonale të Arsimit në Pejë deri në vitin 2007. Ndërsa nga viti 2008 deri në vitin 2010 Zatriqi ka punuar Inspektore e Arsimit pranë Sektorit të Arsimit në Pejë ndërsa nga viti 2010 deri në vitin 2015 ajo ka punuar si bashkëpuntore profesionale në Gjykatën Themelore në Pejë. Në maj te vitit 2015 Zatriqi u emërua gjyqtare në Gjykatën Themelore në Pejë ku ende vazhdon ta kryej këtë detyrë.