Veton Ademaj është gjyqtar në Departamentin e përgjithshëm civil në Gjykatën Themelore në Pejë. Gjyqtari Ademaj ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës me 20 shkurt 2009, ndërsa ne vitin 2011 përfundoi studimet Postdiplomike-Master, në drejtimin Penal në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.
Në vitin 2010 ka kryer praktikën në avokaturë. Ne vitin 2013 e ka dhënë provimin e jurisprudencës. Në periudhën 2012-2017 ka punuar zyrtar për shërbime sociale pranë Qendrës për punë sociale në Pejë. Ndërsa me datë 31.07.2017 emërohem gjyqtar në Gjykatën Themelore në Pejë, pozitë të cilën ende e mbanë.