Ka diplomuar në vitin 2013 në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Studimet në master, i ka përfunduar në vitin 2015 poashtu në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, drejtimi civil. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2016, ndërsa praktikën profesionale e ndjeku në Zyren e Avokatisë së avokatit Sabri Kreziu në Lipjan, prej vitit 2014 deri në vitin 2015. Gjithashtu ka punuar avokate në periudhën prej vitit 2016 e deri në korrik të vitit 2022 kur është emëruar gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Pejë – Dega në Istog.