Afërdita Mulhaxha
Gjyqtare - Gjykata Themelore Pejë
Afërdita Mulhaxha është gjyqtare në departamentin e përgjithshëm civil në Gjykatën Themelore në Pejë. Gjyqtarja Mulhaxha ka diplomuar në fakultetin Juridik në Univerzitetin e Prishtinës në vitin 1983, kurse provimin e jurispodencës e kreu në vitin 1986. Ndërsa praktikën profesionale e kreu në Gjykatën e Qarkut në Pejë nga viti 1984 deri në vitin 1986. Nga viti 1986 deri në vitin 1999 ajo ushtroi detyrën e Bashkëpunëtore profesionale në Gjykatën e Qarkut në Pejë, ndërkaq nga viti 1999 deri më 2003 ka ushtruar detyrën e Administratores në Gjykatën e Qarkut në Pejë. Ndërsa në vitin 2003 është emëruar si gjyqtare në Gjykatën Komunale në Pejë duke punuar deri ne vitin 2010 kur edhe u zgjodh UD.Kryetare në po të njejten gjykatë duke mbajtur këtë post deri ne vitin 2012. Në fillim të janarit 2013 Mulhaxha u emërua si gjyqtare e departamentit të Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Pejë ku ende vazhdon ta kryej këtë detyrë.