Haki Gashi
Gjyqtar - Dega në Klinë
Haki Gashi është gjyqtar në departamentin e përgjithshëm civil në Gjykatën Themelore në Pejë, dega në Klinë. Gjyqtari Gashi ka diplomuar në vitin 1988 në Fakultetin juridik në Univerzitetin e Prshtinës. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 1990. Praktikën profesionale Gashi e kreu gjatë viteve 1988 deri në vitin 1990 ne Gjykatën Komunale në Suharekë, duke vazhduar te punoi si Bashkëpunëtor Profesional në Gjykatën Komunale në Suhareke deri në vitin 1994. Gashi gjithashtu ka punuar edhe si Administrator në Gjykatën Komunale në Suhareke në periudhën prej 2001 e deri në vitin 2003. Ndërsa në Gjykata Komunale për Kundërvajtje në Suhareke, Gashi është emëruar si gjyqtar në vitin 2003 ku dhe punoi deri me datën 2007 duke vazhduar të punoi ne gjykatën komunale në Suharekë deri në vitin 2010. Ndërsa prej vitit 2012 deri ne fund te ketij viti ka punuar si gjyqetar në Gjykatën Komunale në Klinë. Nga një Janari i vitit 2013 Gashi, u emëru gjyqtar në departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Pejë, dega në Klinë pozitë të cilën ende e mban.