Ilda Cucović
Gjyqtare - Gjykata Themelore Pejë
Ilda Cucović është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal në Gjykatën Themelore në Pejë. Gjyqtarja Cucović ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” me datë 28 qershor 2016, ndërsa me datën 30 nentor 2016 ka diplomuar në Fakultetin e Biznesit –Departamenti për Administrimin e Biznesit te Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”. Ajo në vitin 2020 përfundoi studimet Postdiplomike-Master, në drejtimin Penal në Fakultetin Juridik të Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”.
Në periudhën kohore nga data 01 tetor 2016 e gjer me 31 janar 2017 ka punuar si zyrtare ligjore në zyrën e avokatisë, ku më pastaj ka filluar praktikën profesionale në Gjykatën Themelore në Pejë, nga data 01 shkurt 2017 e gjer me 31 janar 2018, e për t’iu kthyer përsëri zyrës së avokatisë në pozitën e zyrtarës ligjore nga data 01 shkurt 2018 e gjer me 22 korrik 2018.
Në tetorin e vitit 2019 e ka kaluar provimin e jurisprudencës. Në periudhën kohore nga data 23 korrik 2018 e gjer me 07 prill 2019 ka punuar në pozitën e Konsulentit Ligjor në Projektin për Evidencën Penale (NCCR) , ku pastaj nga data 08 prill 2019 ka ushtruar detyrën e Zyrtarës Ligjore në Gjykatën Themelore Pejë gjer me datën 07 korrik 2022. Që nga data 08.07.2022 ushtron detyrën e gjyqtarës në Gjykatën Themelore në Pejë, pozitë të cilën ende e mbanë.