Daut Demiraj
Gjyqtar - Dega në Istog
Daut Demiraj është gjyqtar i departamentit të Pergjithshem civil në Gjykatën Themelore në Pejë - dega Istog. Gjyqtari Demiraj ka diplomuar në vitin 1980 në Univerzitetin e Prishtines ne Fakultetin juridik. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2002. Ndërsa punen e filloi duke punuar si mësimdhënës i lëndëve juridike në gjimnazin e Istogut nga viti 1980 deri në vitin 1981, duke vazhduar më pas si sekretar i Keshillit ekzekutiv në istog deri në vitin 1984. Demiraj nga viti 1985 e deri ne vitin 1987 punoi Gjyqëtar ne gjykaten Komunale për kundervajtje ne Istog. Ndërsa nga viti 1987 deri e vitin 1997 ka punuar si gjyqëtar në Gjykaten Komunale në Istog. Demiraj nga viti 1996 deri në vitin 1999 punoi si referent për qeshtje juridike në Këshillin Komunal te Arsimit te pavarur në Istog. Në Gjykaten Komunale në Istog Demiraj punoi nga viti 2000 deri në vitin 2001 ndërsa nga viti 2001 deri në vitin 2004 ishte Këshilltar ligjor në Kuvendin Komunal në Istog. Nga viti 2004 Demiraj u emerua në Gjykaten Themelore dega në Istog pozitë kjo të cilën vazhdon ende ta mban.