Ahmet Rexhaj
Gjyqtar - Gjykata Themelore Pejë
Ahmet Rexhaj është gjyqtar në divizionin për kundervajtje në Gjykatën Themelore në Pejë. Gjyqtari Rexhaj ka diplomuar në vitin 1980 në fakultetin juridik ne Univerzitetin e Prishtinës. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2002. Punën e filloi si Përfaqësues juridik – Kombinati lëkur këpucëve në Pejë nga viti 1980 deri ne vitin 1992. Ndërsa punën si Drejtor, Firmë private: ‘’NTP’’Lorikos’’ në Pejë e ka kryer nga viti 1980 deri në vitin 1999. Ndërsa në Gjykatën Komunale për Kundervajtje në Pejë është emëruar si gjyqtar në vitin 2000 ku dhe punoi deri me datën 2012. Nga një Janari i vitit 2013 Rexhaj u emëru gjyqtar në departamentin e Përgjithshëm në Divizionin për Kundervajtje, të Gjykatës Themelore në Pejë pozitë të cilën ende e mban.