Kadri Prekaj
Gjyqtar Mbikqyres -Divizioni për Kundervajtje - Gjykata Themelore Pejë
Kadri Prekaj është gjyqtar i departamentit të përgjithshëm si dhe udhëheqës i divizionit për Kundervajtje në Gjykatën Themelore në Pejë. Gjyqtari Prekaj ka diplomuar në vitin 1980 në Prishtinë. Provimin e kundërvajtjes – Sekretariati krahinor i judikaturës e kreu ne vitin 1987 ndersa provimin e jurisprudencës në vitin 2002. Praktiken profesionale e mbajti në Prokurorin Publike te Qarkut në Pejë në vitin 1981. Gjyqtari Prekaj gjithashtu ka punuar edhe si inspektor ndertimi në Kuvendin Komunal në Pejë në periudhën prej 1983 e deri në vitin 1985. Ndërsa në 1985 është emëruar si gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundervajtje ku dhe punoi deri me datën 1991, duke vazhduar te punoj njejtën pozitë nga viti 1999 deri në vitin 2010. Gjyqtari Prekaj në vitin 2010 u zgjodh kryetar i Gjykatës Komunale për Kundervajtje në Klinë ku punoi deri në vitin 2012. Nga një Janari i vitit 2013 gjyqtari Prekaj, u emëru gjyqtar në departamentin e Përgjithshëm, divizioni i Kundervajtjes të Gjykatës Themelore në Pejë pozitë të cilën ende e mban.