Lumturije Muhaxheri
Gjyqtare - Gjykata Themelore Pejë
Lumturije Muhaxheri është gjyqtare departamentin e krimeve te rënda në Gjykatën Themelore në Pejë. Muhaxheri ka diplomuar në fakultetin juridik në Univerzitetin e Prishtinës në vitin 1990, kurse provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2006. Nga viti 2000 deri në vitin 2001 ajo ushtroi detyrën e Juristes në OJQ ‘’KODI’’ në Pejë, ndërkaq nga viti 2002 deri më 2003 ka kryer praktikën profesionale ne Gjykatën e Qarkut në Pejë, ku vazhdoj te punoj vullnetare deri ne vitin 2004. Nga viti 2004 punoi si Arkiviste e Lartë po ne kete gjykatë deri ne vitin 2008, prej nga filloi punën si bashkëpunëtore profesionale deri ne vitin 2010. Më 2010 është emëruar si gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Pejë. Në fillim të janarit 2013 Muhaxheri u emërua si gjyqtare e Departamentit e Përgjithsëm në Gjykatën Themelore në Pejë deri ne muajin korrik pot e ketij viti kur u emerua gjyqetare ne Departamentin e Krimeve te Rënda, pozitë të cilën ende e mban.