Menduh Mulhaxha
Gjyqtar - Gjykata Themelore Pejë
Menduh Mulhaxha është gjyqtar në divizionin për kundervajtje në Gjykatën Themelore në Pejë. Gjyqtari Mulhaxha ka diplomuar në vitin 1986 në fakultetin juridik në Univerzitetin e Prishtinës. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2001. Ndërsa praktiken profesionale e mbajti në Gjykaten e Qarkut në Pejë nga viti 1986 deri ne vitin 1987. Mulhaxha nga viti 1987 deri ne vitin 1992 ka punuar në ka punuar si Përfaqësues i ndërmarjes – NT’’Agrometohija’’në Pejë, duke u shkeput nga marredhenia e punes nga ky vit deri ne vitin 1999 kur prap vazhdoi te punoi deri ne vitin 2003. Gjithashtu ka punuar edhe si Bashkëpuntor Profesional në periudhën prej 2003 e deri në vitin 2010 në Gjykatën e Qarkut të Pejës. Ndërsa në vitin 2010 është emëruar si gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundervajtje ku dhe punoi deri me datën 2012. Nga një Janari i vitit 2013 Mulhaxha, u emëru gjyqtar në departamentin e Përgjithshëm Divizioni për Kundervajtje të Gjykatës Themelore në Pejë pozitë të cilën ende e mban.