Prenk Palushi
Gjyqtar Mbikqyrës - Dega Klinë - Dega në Klinë
Prenk Palushi është Gjyqtar Mbikqyrës në Gjykatën Themelore në Pejë dega në Klinë. Gjyqtari Prenk ka diplomuar në vitin 1983 në Prishtinë. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2006. Ndërsa praktiken profesionale e mbajti në Klinë ku edhe punoi nga viti 1983 deri ne vitin 1989 si Referent Juridik për përfaqësime,Kombinati Bujqësor Industrial “Malishgani”në Klinë. Palushi gjithashtu ka punuar edhe si Sekretar i Kooperativës Bujqësore “Budisalce”, Budisalcë në periudhën prej 1989 e deri në vitin 1993. Nga viti 1994 e deri në vitin 1998 Palushi punoi si Sekretar i këshillit komunal për financim në Klinë ndërsa nga viti 2001 e deri në vitin 2008 vazhdoi të punoi si Përgjegjës i zyrës komunale të punësimit në Klinën e me pas si Drejtor i Administratës dhe Personelit në Klinë deri ne vitin 2010. Ndërsa në vitin 2012 është emëruar si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Pejë ku edhe punoi deri ne fund te ketij viti. Nga një Janari i vitit 2013 deri ne vitin 2017 Palushi, u emëru gjyqtar në departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Pejës dega në Klinë, në Mars te vitit 2017 u emërua si Gjyqtar Mbikqyrës në Gjykatën Themelore Pejë - dega Klinë dhe enede vazhdon ta kryej këtë detyrë.