Ibrahim Shala
Gjyqtar - Dega në Klinë
Ibrahim Shala është gjyqtar në Departamentin e përgjithshëm civil në Gjykatën Themelore në Pejë, dega Klinë. Gjyqtari Shala ka diplomuar në vitin 1988 në fakultetin juridik në Universitetin e Prishtinës. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2002. Shala gjatë viteve 1984 deri ne vitin 1991 ka qenë Anëtar i Këshillit Ekzekutiv në Këshillin Komunal në Gllogoc Ndërsa nga viti 1999 deri ne vitin 2000 ka punuar Bashkëpunëtor Profesional në Këshillin Komunal në Gllogoc, duke vazhduar te punoi si Drejtor, ne INOKOS, Ndërmarrje Shoqërore për Transpor e Udhëtareve në Klinë deri në vitin 2006. Nderkaq si Zyrtar I Lartë Ligjor në departamentin për qeshtje Ligjore ka punuar nga viti 2009 deri në vitin 2011. Ndërsa në Gjykata Komunale në Klinë është emëruar si gjyqtar në vitin 2012 ku dhe punoi deri në fund te ketij viti. Nga një Janari i vitit 2013 Shala, u emëru gjyqtar në departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Pejë, dega në Klinë pozitë të cilën ende e mban.