Safete Tolaj
Gjyqtare Mbikqyrëse Dega Deçan - Dega në Deçan
Safete Tolaj është Gjyqtare Mbikëqyres në Gjykatën Themelore në Pejë –Dega në Deçan. Gjyqtarja Tolaj ka diplomuar në fakultetin Juridik në Univerzitetin e Prishtinës në vitin 1981, kurse provimin e jurispodencës e kreu në vitin 1989. Praktikën Profesionale e kreu në Kuvendin Komunal Deçan nga viti 1981 deri ne vitin 1982. Nga viti 1982 deri në vitin 1988 ajo ushtroi detyrën e Referente për arsim kultur dhe kujdestari në Kuvendin Komunal Deçan, ku me pas vazhdoi punën po në kete institucion në poziten e Zyrtares për çështje të luftëtarëve nga viti 1991 deri ne vitin 1992. Ndërkaq nga viti 1992 deri në vitin 1998 ka ushtruar detyrën e Zyrtarës Juridike ne NR.”KUKALA”në Deçan. Më 1998 është emëruar si gjyqtare në Gjykata Komunale Deçan. Nga viti 1999 deri në vitin 2010 u zgjodh kryetare po në këtë gjykatë ne Divizionin për Kundervajtje. Ndërsa ne vitin 2010 deri në vitin 2012 u zgjodh kryetare në Gjykatën Komunale në Deçan. Në fillim të janarit 2013 Tolaj u emërua si Gjyqtare Mbikëqyres në Gjykatën Themelore në Pejë – dega në Deçan dhe ende vazhdon ta kryej këtë detyrë.