Gjykaten Themelore në Pejë e vizituan një grup nxënësish nga shkolla e mesme “Ali Hadri” -Pejë
Qëllimi i kësaj vizite ishte ngritja e vetëdijes së nxënësve për rolin dhe detyrat e pushtetit gjyqësor në përgjithësi, si dhe të gjykatës në veçanti, perberja e sistemit gjyqesor dhe funksionalizimi I saj.
Nxënësit u pritën nga zëdhënësja e kësaj gjykate Selvane Bukleta, pasi prezantojë strukturën e gjykatës I njoftoj nxenesit me punen qe bënë gjykata, sfidat dhe bashkëpunimin e gjykatës me qytetarët. mënyrën e komunikimit me qytetarët etj.
Në pjesën e dytë të takimit, nxënësit patën mundësi të njihen me objektin e gjykatës, me punën që bënë secila zyre, me zyrën qendrore për menaxhimin e lëndeve si civile ashtu edhe penale, me sallat e seancave gjyqësore, dhomën e dëshmitarëve dhe materialet informuese të gjykatës. Ne kuader te vizites nxënesit u takuan me gjyqtar te departamentit te Krimeve te renda me qrast iu drejtuan nje varg pyetjesh, kështu duke qene te kenaqur nga pritja qe u organizua për ta.
Në këtë takim ishin 25 nxënës të kësaj shkolle dhe një mësimdhënës I lëndës përkatëse
Gjykata do të vazhdoi traditën e bashkëpunimit me qytetarët me shkollat e qytetit dhe të rajonit.