Shqiptohet dënimi komulativ ndaj të akuzuarit J.K.

Shqiptohet dënimi komulativ ndaj të akuzuarit J.K.

Shqiptohet dënimi komulativ ndaj të akuzuarit J.K.

Date :01.04.2016

PEJË – SOT një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Pejë, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, ka shqiptuar dënimin komulativ ndaj të akuzuarit J.K. në kohëzgjatje prej 1 (një) viti burgim me kusht për 2(dy) vite, denim I cili nuk do te ekzekutohet fare nese I akuzuari gjatë kohes se verifikimit prej 2(dy) viteve nuk do te kryej veper te re penale,  dhe dënim me gjobë në shumë prej 2000 (dymijë) Euro si dhe iu eshte bere konfiskimi I armes si denim plotesues për vepren e kryer. 

I akuzuari J.K., shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendbanim në Pejë, ka kryer veprën penale, përdorim I armës apo mjetit të rrezikshëm në menyre kërcënuese ose frikësuese nga neni 375 par. 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“I njëjti me datë 04.11.2015 rreth ores 13:00 në Pejë pas nje konflkti te shkaktuar ne mes te demtuarit N.N. nga fsh. Bardhaniq K-Gjakovë për shkak te nje borxhi dhe djegjes se pyllit nga ana e te dëmtuarit, ne fsh. Bardhaniq,I akuzuari pasi qe shkon ne shtepine e vellait te te demtuarit ku I demtuari N. ishte duke punuar dhe I akuzuari shkon me qellim per tu marr vesh lidhur me borgjin e theksuar dhe pas nje konflikti verbal dhe shtyrje fizike ne mes tyre, I akuzuari e nxjerr pistoletene e tij dhe ne distance prej dy metra shtene nje here ne drejtim te pa përcaktuar dhe pastaj largohet nga vendi I ngjarjes me qka ka kryer vepren penale perdorimin e armes apo mjetit te rrezikshem ne menyre kercenuese dhe frikesuese.”

Te akuzuarit koha e kaluar ne paraburgim nga data 04.11.2015 deri me daten 30.12.2015 do te llogarritet ne denimin e shqiptuar me kusht.  

Palët gëzojnë të drejtën e ankimimit kundër  këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit në Prishtinë.