Student të fakultetit juridik vizituan gjykatën themelore të Pejës
Sot në orën 13:00, Gjykatën Themelore të Pejës e vizituan profesorët dhe studentet e Fakultetit Juridik “Haxhi Zeka” në Pejë.
Qëllimi I kësaj vizite ishte rritja e komunikimit dhe besueshmërisë në mes të studenteve dhe Gjykatës Themelore në Pejës, po ashtu mundësimi I studenteve qe të njihen më për së afërmi me gjykatën dhe me punën e gjyqtarëve brenda departamenteve të ndryshëm.
Studentët fillimisht u priten nga gjyqtari I Krimeve të rënda z. Sali Berisha dhe zëdhënësja e kësaj gjykate Selvane Bukleta. Vizitën e filluan duke vizituar objektin e gjykatës, me zyrat qendrore për menaxhimin e lëndëve si atë civile ashtu edhe atë penale si dhe me sallat e seancave gjyqësore ku panë se si operojnë departamentet e gjykatës, me q rast u njohën me shërbimet që I ofron ajo për qytetarët e Pejës,
Me pas u diskutua për te rejat qe I ka sjellë reformimi I sistemit gjyqësor, mundësit për pjesëmarrjen ne seanca gjyqësore te hapura për publikun, gjithashtu studentet patën rastin t’iu drejtohen gjyqtarit një varg pyetje te ndryshme.
Në fund studentet u shprehen te kënaqur nga pritja qe u organizua për ta ku falënderuan Gjyqtarin dhe zëdhënësen si dhe gjithë stafin e administratës.