Student të fakultetit juridik vizituan Gjykatën Themelore të Pejës

Student të fakultetit juridik vizituan Gjykatën Themelore të Pejës

Student të fakultetit juridik vizituan gjykatën themelore të Pejës

Sot  në orën 13:00, Gjykatën Themelore të Pejës e vizituan profesorët dhe studentet e Fakultetit Juridik “Haxhi Zeka” në Pejë.

Qëllimi I kësaj vizite ishte rritja e komunikimit dhe besueshmërisë në mes të studenteve dhe Gjykatës Themelore në Pejës, po ashtu mundësimi I  studenteve qe të njihen më për së afërmi me gjykatën dhe me punën e gjyqtarëve brenda departamenteve të ndryshëm.

Studentët  fillimisht u priten nga gjyqtari I Krimeve të rënda z. Sali Berisha dhe zëdhënësja e kësaj gjykate Selvane Bukleta. Vizitën e filluan duke vizituar objektin e gjykatës, me zyrat qendrore për menaxhimin e lëndëve si atë civile ashtu edhe atë penale si dhe me sallat e seancave gjyqësore ku panë se si operojnë departamentet e gjykatës, me q rast u njohën me shërbimet që I ofron ajo për qytetarët e Pejës,

Me pas u diskutua për te rejat qe I ka sjellë reformimi I sistemit gjyqësor, mundësit për pjesëmarrjen ne seanca gjyqësore te hapura për publikun, gjithashtu  studentet patën rastin t’iu drejtohen gjyqtarit një varg pyetje te ndryshme.

Në fund studentet u shprehen te kënaqur nga pritja qe u organizua për ta ku falënderuan Gjyqtarin dhe zëdhënësen si dhe gjithë stafin e administratës.