Gjykatën Themelore në Pejë e vizituan një grup nxënësish nga shkolla fillore “Lidhja e Prizrenit” –Pejë
Qëllimi i kësaj vizite ishte mbajtja e seancës gjyqësore improvizuese ne njërën nga sallat e gjykimeve ne këtë gjykate. Nga nxënësit e klasës dyta-katër te udhëhequr nga mësuesja e tyre znj. Pranvera Bajri.
Nxënësit u pritën nga zëdhënësja e kësaj gjykate Selvane Bukleta, e cila iu mundësoi krijimin edhe akomodimin e nxënësve ne njërën nga sallat e gjykimeve, ku edhe u mbajt seancë e improvizuar.
Te pranishëm ne salle ishte drejtori I kësaj shkolle z. Rexhep Bogu si dhe prindërit e fëmijëve.
Gjate mbajtjes se seancës se improvizuar e pranishme ishte edhe kryetarja e gjykatës znj. Elmaze Syka, ajo i përgëzoi fëmijët për punën, dhe shkathtësitë tyre, duke iu uruar suksese ne vazhdimësi.
Ne fund drejtori I shkollës, mësuesja, prindërit dhe vet nxënësit shprehen falënderime për pritjen e bere, për mundësin e krijuar për realizimin e kësaj seance gjyqësore improvizuese te bere nga fëmijët.