Gjykatën Themelore në Pejë e vizituan një grup nxënësish nga shkolla fillore “Lidhja e Prizrenit” –Pejë

Gjykatën Themelore në Pejë e vizituan një grup nxënësish nga shkolla fillore  “Lidhja e Prizrenit” –Pejë

Qëllimi i kësaj vizite ishte mbajtja e seancës gjyqësore improvizuese ne njërën nga sallat e gjykimeve ne këtë gjykate. Nga nxënësit e klasës dyta-katër  te udhëhequr nga mësuesja e tyre znj. Pranvera Bajri. Nxënësit u pritën nga zëdhënësja e kësaj gjykate Selvane Bukleta, e cila iu mundësoi krijimin edhe akomodimin e nxënësve ne njërën nga…

Qëllimi i kësaj vizite ishte mbajtja e seancës gjyqësore improvizuese ne njërën nga sallat e gjykimeve ne këtë gjykate. Nga nxënësit e klasës dyta-katër  te udhëhequr nga mësuesja e tyre znj. Pranvera Bajri.

Nxënësit u pritën nga zëdhënësja e kësaj gjykate Selvane Bukleta, e cila iu mundësoi krijimin edhe akomodimin e nxënësve ne njërën nga sallat e gjykimeve, ku edhe u mbajt seancë e improvizuar.

Te pranishëm ne salle ishte drejtori I kësaj shkolle z. Rexhep Bogu si dhe prindërit e fëmijëve.

Gjate mbajtjes se seancës se improvizuar e pranishme ishte edhe  kryetarja e gjykatës znj. Elmaze Syka, ajo i përgëzoi fëmijët për punën,  dhe shkathtësitë tyre, duke iu uruar  suksese ne vazhdimësi.

Ne fund drejtori I shkollës, mësuesja, prindërit dhe vet nxënësit shprehen falënderime për pritjen e bere, për mundësin e krijuar për  realizimin e  kësaj seance gjyqësore improvizuese te bere nga fëmijët.