Caktim paraburgimi ndaj të pandehurve S.S., D.N., N.R., dhe B.T.

Caktim paraburgimi ndaj të pandehurve S.S., D.N., N.R., dhe B.T.

Caktim paraburgimi ndaj të pandehurve S.S., D.N., N.R., dhe B.T.

PEJË – Sot gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm Penal i Gjykatës Themelore në Pejë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës për caktim të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve  S.S., D.N., N.R., dhe B.T., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Të  pandehurit S.S. dhe D.N. serb, shtetas i Republikës së Serbisë, dyshohen se në bashkëveprim kanë kryer  veprën penale të sulmit ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga neni 410 par. 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, ndërsa të  pandehurit N.R. dhe B.T. serb, shtetas i Republikës së Serbisë, dyshohen se në bashkëveprim kanë kryer  veprën penale pengim i personit zyrtar ne kryerjen e detyrës zyrtare nga neni 409 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 me nenin 31 te KPRK-së. 

“Të pandehurit S.S., D.N., N.R., dhe B.T., me dt. 20.06.2016 ishin duke udhëtuar me automjete Ford ngjyrë hiri me targa te Republikës së Serbisë dhe me automjetin Audi 6 me targa te Republikës së Serbisë dhe përgjatë magjistrales Pejë-Prishtinë në fshatin Ramun në orën 14 e 30 minuta ndalohen nga zyrtar policor për shkak të një kontrolli rutinor. Të pandehurit duke qenë ne ndikim të alkoolit , kanë reaguar duke mos dashur ti përfillin urdhërat e zyrtarëve policor të A.G., V.H., dhe H.D.,  duke iu drejtuar me fjalët kërcënuese, si dhe duke i sulmuar të njëjtit edhe fizikisht, duke iu shkaktuar lëndime trupore”.

Masa e paraburgimit   do të  llogaritet në kohëzgjatje prej   30 (tridhjetë)  ditëve prej datës 20.06.2016 dhe do të zgjasë   deri me datën 19.07.2016.

Palët  kundër këtij aktvendimi kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit.