Tryezë e Rrumbullakët mbi Integritetin e Gjyqësorit

Tryezë e Rrumbullakët mbi Integritetin e Gjyqësorit

Tryezë e Rrumbullakët mbi Integritetin e Gjyqësorit

Tema të ndryshme që kanë të bëjnë me integritetin e gjyqësorit janë diskutuar në takimin e mbajtur dje mes mes gjyqtarëve të Gjykatës Themelore të Pejës, prokurorit, avokatëve dhe përfaqësuesve të shoqërise civile.

U.D. Kryetarja e Gjykatës Themelore të Pejës, gjyqtarët dhe palët me interes të gjykatës, përfshirë edhe përfaqësues të shoqërisë civile premtuan përkushtim të plotë në zbatimin e praktikave të nevojshme për të promovuar dhe ngritur besimin tek qytetarët mbi punën e gjykatës, respektivisht sistemin e drejtësisë.

Në hapje të diskutimit, u.d. Kryetarja e Gjykatës Themelore znj. Lumturije, tha se qëllimi i kësaj iniciative është mobilizimi i gjyqtarëve, stafit të gjykatave dhe qytetarët që të angazhohen për një kulturë të llogaridhënies, integritetit, efikasitetit dhe transparencës. Ndësa, sipas saj, fokusi kryesor i kësaj tryeze është që të inkurajoj diskutim dinamik lidhur me përceptimin e publikut në punën e gjykatës, si dhe të theksohet rëndësia e implementetimit të plotë të parimeve të Kodit të Etikes.

Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve u fokusuan kryesisht në identifikimin e problemeve aktuale si dhe në hapat praktike që duhet të ndërmerren për të ngritur nivelin e transparencës (bashkëpunim më të mirë me media dhe OJQ, si dhe publikimi i aktgjykimeve të plotfuqishme), pavarësisë, profesionalizmit dhe llogaridhënies të gjyqtarëve gjatë punës në gjykatë dhe jashtë saj.