Efikasitet në punën e Gjykatës Themelore në Pejë

Efikasitet në punën e Gjykatës Themelore në Pejë

Efikasitet në punën e Gjykatës Themelore në Pejë

Gjykata Themelore e Pejës edhe gjatë vitit 2016 ka vazhduar me një trend pozitiv të zgjidhjes së lëndëve, njëherët duke i dhënë përparësi lëndëve të vjetra që janë grumbulluar ndër vite.

Prej numrit të përgjithshëm të lëndëve të zgjidhura, Gjykata Themelore ne Peje se bashku me degët e saja Deçan, Klinë dhe Istog gjate vitit 2016 ka zgjidhur 3197 lënde te vjetra.

Një prej arritjeve më të mëdha në Gjykatën Themelore të Pejës, është zvogëlimi i numrit të lëndëve në Departamentin e Krimeve të Rënda, ashtu që në fillim të vitit 2016 kemi trashëguar 334 lëndë, ndërsa gjatë vitit 2016 në punë janë pranuar 275 lëndë, numri i lëndëve të zgjidhura gjatë kësaj periudhe  është 390 lëndë ndërsa të mbetura janë mbetur 219 lëndë.

Departamenti i përgjithshëm penal gjatë vitit 2016 ka zgjidhur 958 lëndë një numër ky relativisht i kënaqshëm duke pasur parasysh se në këtë departament punojnë vetëm tre gjyqtar, ndërsa numri i lëndëve të arritura gjatë këtij viti në këtë departament është 1183 lëndë.

Departamenti civil gjatë kësaj periudhe ka zgjidhur 1226 lënde, ndërsa në punë gjatë kësaj periudhe ka pranuar 1250 lëndë. Progres në zgjidhjen e lëndëve ka pasur në departamentin civile përmbarimore, numri i lëndëve të zgjidhura është 1951 lëndë ndërsa numri i lëndëve të arritura gjatë kësaj periudhe është 986 lëndë. Këtë departament vazhdojnë të rëndojnë numri shumë i madh i lëndëve të trashëguara i cili është 6875 lëndë.

Prioritet në zgjidhje i’u është dhënë edhe lëndëve të korrupsionit, ku vetëm gjatë vitit 2016 janë zgjidhur 29 lëndë të kësaj natyre, nga këto lëndë të kryera kemi Aktgjykime me dënim burgimi, Aktgjykime me dënime me kusht, Aktgjykim me dënime me gjobë, Aktgjykime lirues dhe refuzuese.

Lëndë të kësaj natyre kanë mbetur edhe 22 lëndë dhe janë kryesisht lëndë të reja, që kanë ardhur gjatë vitit 2016.

Nga totali i numrit të lëndëve në punë në gjykatën themelore selia në Pejë janë zgjidhur 57.4% të lëndëve prej numrit të përgjithshëm të tyre.

Edhe degët e kësaj gjykate Deçani, Klina dhe Istogu gjatë vitit 2016 kanë treguar efikasitet në punë këtë e tregojnë raportet statistikore. Nga numri i përgjithshëm i lëndëve në punë në degën e Deçanit janë zgjidhur 68.2% të lëndëve, dega e Istogut ka zgjidhur 62.9% të lëndëve, dega e Klinës ka zgjidhur 50.2% te numrit të përgjithshëm të lëndëve të cilat i kanë pasur në punë.