Nxënësit e shkollës ,,Ali Hadri” vizituan Gjykatën Themelore në Pejë

Nxënësit e shkollës ,,Ali Hadri” vizituan Gjykatën Themelore në Pejë

Nxënësit e shkollës ,,Ali Hadri” vizituan Gjykatën Themelore në Pejë

Me datën 13.02.2017, në orën 11:00 , Gjykatën Themelore të Pejës e vizituan nxënësit e Shkollës së mesme ,,Ali Hadri,, në Pejë drejtimi juridik.

Kjo vizitë ka karakter të praktikës për nxënësit e drejtimit juridik të Shkollës së mesme nën përcjelljen e mësimdhënëses së kësaj shkolle.

Nxënësit u priten nga zëdhënësja e kësaj gjykate Selvane Bukleta e cila prezantojë  strukturën e gjykatës punën që bënë gjykata, sfidat dhe bashkëpunimin e gjykatës me qytetarët  mënyrën  e komunikimit me qytetarët dhe mjetet e zhvilluara për krijimin e një lidhje më të mirë me qytetarët.

Nxënësit patën mundësi të njihen me objektin e gjykatës, me punën që bënë secila zyre me sallat e seancave gjyqësore, dhomën e dëshmitarëve dhe materialet informuese të gjykatës duke vazhduar me  diskutimet e hapura.

Kjo vizite ne gjykatë njehe rit ka rëndësi te veçantë për shoqërinë, për  nxënësit e shkollave te mesme pasi që kjo është mosha e formësimit intelektual të të rinjve dhe njëherë periudha e planifikimit të karrierës profesionale, vizita te karakterit te tillë përfshin edhe informimin e të rinjve për punën e gjykatës.

Gjykata do të vazhdoi traditën e bashkëpunimit me qytetarët me shkollat e qytetit dhe të rajonit.