Caktim paraburgimi ndaj te pandehurve P.Q., B.K., B.K.

Caktim paraburgimi ndaj te pandehurve P.Q., B.K., B.K.

Caktim paraburgimi ndaj te pandehurve P.Q., B.K., B.K.

Pejë – Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore te Pejës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji të pandehurve P.Q., B.K., B.K.

Të  pandehurit P.Q., B.K., B.K. serb, shtetas i Republikës së Serbisë, dyshohen se në bashkëveprim kanë kryer vepër penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.2 lidhur me nenin 31 te KPK-së.

Masa e paraburgimit do të  llogaritet nga dita e arrestimit të pandehurve me datë 01.03.2017 dhe do të zgjasë deri me datën 01.04.2017.

“Të  pandehurit janë paraburgosur si të dyshuar kryesor që me datë 01.03.2017 rreth orës 00:45 ne fsh. Gurra koc në udhëkryqin që të shpie për në Klinë dhe Istog me qellim te dërgimit, shpërndarjes dhe shitjes kanë poseduar dhe transportuar substancë narkotike e dyshuar e llojit marihuana në peshë të përgjithshme prej 9 kg e 170.2 gram në atë mënyrë që derisa njësiti D.H.T.N. kanë ndaluar veturën Lada pronë e të pandehurit P.Q. I cili edhe e drejtonte veturën e në të cilën gjendeshin të pandehurit B.K. dhe B.K. për shkak te dyshimit se në veturë kishte narkotik , e cila me pas dërgohet në parkingun e S.P. në Istog ku pas kontrollit te veturës janë gjetur dhe sekuestruar 19 paketime te narkotikeve te dyshuar si e llojit marihuana në peshë të përgjithshme prej 9 kilogram e 170.2 gram”.

Palët  gëzojnë të drejtën e ankesës ndaj këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit.