Punëtori e përbashkët e Gjykatës së Apelit me Gjykatën e Pejës

Punëtori e përbashkët e Gjykatës së Apelit me Gjykatën e Pejës

Punëtori e përbashkët e Gjykatës së Apelit me Gjykatën e Pejës

Pejë – Më datë 03.04.2017 është mbajtur punëtoria e përbashkët e Gjykatës së Apelit me Gjykatën Themelore të Pejës në mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim/UNDP.

Në këtë punëtori morrën pjesë nje numër i konsiderueshem i gjyqtarërve te departamenteve penal dhe civil nga të dy gjykatat. 

Në këtë punëtori është diskutuar për zbatimin e ligjit në praktikë, evidentimi i çështjeve praktike dhe nxjerrja e propozimeve për përmirësimin e praktikës gjyqësore si dhe janë dhënë rekomandime për publikimin e buletinit të ri të Gjykatës së Apelit .

Të gjithë gjyqtarët e kanë mirëpritur këtë punëtori, pasi që kanë harmonizuar qëndrimet e tyre, me qëllimin e vet që në të ardhmen të eliminohen ato pengesa që kanë pasur në punë.

Ky aktivitet mbështet nga “Projekti për Fuqizimin e Sundimit të Ligjit në Kosovë”, i financuar nga Ambasada Norvegjeze, dhe i zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim/UNDP.