Gjykata Themelore e Pejës gjykon me 13 vite burgim te akuzuarin Sh. K.

Gjykata Themelore e Pejës gjykon me 13 vite burgim te akuzuarin Sh. K.

Gjykata Themelore e Pejës gjykon me 13 vite burgim te akuzuarin Sh. K.

PEJË, 22 qershor 2017 – Gjykata Themelore e Pejës, Departamenti për Krime te Renda  ka bërë shpalljen e aktgjykimit ndaj të akuzuarit me iniciale  Sh.K. nga fshati Lëbushë, Komuna Deçanit dhe e ka shpallur fajtor për veprën penale vrasje nga neni 178 të KPRK-së, duke  i ka shqiptuar dënim me burgim  efektiv në kohëzgjatje prej trembëdhjete  (13) vite, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 18.04.2016 e tutje.

I akuzuari është shpall fajtor sepse me datë 18.04.2016 rreth orës 02:04, në sheshin “Mentor Tolaj” në Deçan, ne cilësi të personit zyrtar, gjer sa ishte ne detyrën zyrtare rreshter policor në Stacionin e Policisë ne Deçan, ka privuar nga jeta tani të ndjerin I. L. nga fshati Strellc i Ulët, Komuna Deçan.

Gjykata ne rastin e marrjes se vendimit ka bere rikualifikimin e veprës penale nga vrasja e rëndë nga neni 179 par.1  pika 1.8 te KPRK-së ne veprën  penale  te vrasjes nga neni 178 te KPRK-së.

Palët kuadër këtij Aktgjykimi kanë të drejtën e ankese në Gjykatën e Apelit.