Kryetari Radoniqi pret në takim komandantin e ri të Kfor-it Angelo Zaccaria
Pejë 17 korrik 2017– Kryetari i Gjykatës Themelore të Pejës, Kreshnik Radoniqi ka pritur në një takim Komandantin e ri Italian te KFOR- it për Komunën e Pejës Angelo Zaccaria dhe komandantin e deritashëm Riccardo Venanzoni.
Me këtë rast kryetari Radoniqi ka njoftuar komandantin e ri Angelo Zaccaria me punën efikase që bëhet në Gjykatën Themelore të Pejës. “Ishte një takim më shumë njoftues me komandantin e ri. Unë e njoftova komandantin me punën e gjykatës tonë në zgjidhjen e lëndëve, përballjen e gjykatës sonë me sfida etj,”, tha Kryetari Radoniqi.
Komandanti Angelo Zaccaria ishte i kënaqur me efikasitetin e punës në Gjykatën Themelore të Pejës dhe institucioneve tjera te rendit, gjithashtu është i kënaqur edhe me qetësin që mbretëron në Komunën e Pejës.
Komandanti i ri Angelo Zaccaria ka zëvendësuar komandantin e deritashëm të KFOR- it për regjionin e Pejës Riccardo Venanzoni.