Gjykata Themelore Pejë shpall aktgjykimin për të pandehurin G.E.
Pejë, 30 Maj 2018, Gjykata Themelore e Pejës, Departamenti për krime të rendë, ka shpallur aktgjykimin P.nr.253/16 ku i akuzuar është G.E. I akuzuari G.E. është dënuar me burgim afatgjate prej 25 (njëzetë e pese ) viteve për veprat penale vrasje e rende nga neni 147 par.4 dhe 9 te KPPK-së, shkaktim i rrezikut te përgjithshëm nga neni 291 par. 1 lidhur me par. 5 te KPPK-së dhe veprën penale mbajtja ne pronësi, kontroll, posedim ose përdorim i paautorizuar i armeve nga neni 374 par.1 të KPK-së.
Te akuzuarit koha e kaluar ne paraburgim nga data 25.10.2016 e tutje do ti llogaritet ne dënimin e shqiptuar.
“I akuzuari është shpallur fajtor per shkak se me dt. 02.01.2010 rreth orës 22:45 min ne diskotekën “City Club” që gjendet ne qendër te qytetit te Pejës , i pandehuri G. E. Ka nxjerre dy pistoleta dhe ka qëlluar per vdekje B. Sh. (bashkëpronarin e diskotekës) dhe ka plagosur dy persona te tjerë , V.K. dhe A. B. Ndërkohë qe ishte duke u larguar nga vendi i ngjarjes i akuzuari G.E. ka vazhduar te gjuaj me armët e tij disa here ne ajër brenda diskotekës. Polici H. B. I cili ishte i pranishëm ne brendinë e diskotekës ka ndjekur te akuzuarin G.E. jashtë klubit, e e i cili nga i akuzuari është qëlluar dhe plagosur.”
Ndërsa,
Gjykata ka refuzuar dy pikat e aktakuzës per veprat penale tentim vrasje e rende nga neni 147 par. 4 dhe 9 te KPPK-së dhe piken e aktakuzës per veprën penale shkaktimin i rrezikut te përgjithshëm nga neni 291 par. 1 lidhur me par. 5 te KPPK, ngase dy pikat e tentim vrasjes se rende janë konsumuar ne veprën penale te vrasjes se rende, ndërsa një pike e aktakuzës tentim vrasje e rende nga neni 147 par.10 te KPK-së. është ri kualifikuar ne shkaktim i rrezikut te përgjithshëm nga neni 291 par. 1 lidhur me par. 5 te KPPK.
I akuzuari akuzohej per gjashte vepra penale dhe atë :
- Vrasje e rende nga neni 147 par.4 dhe 9 te KPPK-së
- Tentim vrasje e rende nga neni 147 par. 4 dhe 9 te KPPK-së
- Tentim vrasje e rende nga neni 147 par. 4 dhe 9 te KPPK-së
- Tentim vrasje e rende nga neni 147 par. 4 dhe 10 te KPPK-së
- Shkaktimin i rrezikut te përgjithshëm nga neni 291 par. 1 lidhur me par. 5 te KPPK
- Mbajtja ne pronësi, kontroll, posedim ose përdorim i paautorizuar i armeve nga neni 374 par.1 të KPK-së.
Aktgjykimin ne forme te shkruar me arsyetim do te përpilohet brenda afatit ligjor dhe do t’iu dorëzohet palëve, kundër te cilit aktgjykim palët kane te drejte ankese ne Gjykatën e Apelit ne afatin prej 15 ditësh nga dita e marrjes.